Nxjerrja e të dhënave personale/Prokuroria e Posaçme nis verifikimet, ja lëvizja e radhës

Pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste, bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet. Gjatë mesditës së sotme, Prokuroria ka shkuar në zyrat e “Lapsi.al” për të sekuestruar serverin, pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve. Kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi. Kraja ka theksuar së shpejti do të ketë përgjigje për këtë çështje.

SPAK po bën verifikime lidhur me pretendimet për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve, nga portali e-Albania, për qëllime elektorale nga PS.

Hetimi nisi pasi portali “Lapsi.al” publikoi emrat e disa figurave publike, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve pretendohet se kanë përfunduar në kompjuterët e Partisë Socialiste. Sipas portalit, bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *