Doni të kurseni para por nuk keni mundësi? Kjo metodë japoneze është e paparë…  

Shumë popuj në botë kanë të ardhura të bollshme mujore nga puna dhe fitimet e tyre, ndaj dhe bëjnë një jetë cilësore dhe konsumiste. Por nuk janë të pakët edhe popujt dhe vendet, që duhet më shumë të kursejnë se sa të shpenzojnë, pasi fitimet janë të pakëta.

Me varfërinë ekstreme që na karakterizon, edhe ne shqiptarët mundohemi pamasë të kursejmë, por vitet e fundit për mjaftë njerëz është bërë i pamundur kursimi.

Të gjithë duam të kursejmë para, por ajo çfarë bën diferencën është se çfarë ne bëjmë për ta realizuar këtë.

Nëse keni provuar gjithë mënyrat e mundshme dhe ende asnjë rezultat, provoni metodën që i ndihmon japonezët të pasurohen më shpejt. Çfarë duhet të bëni?

  1. Merrni një bllok shënimesh

E dimë që jeni të rrethuar nga lap-top, celularë dhe plot pajisje që ju lehtësojnë punën, por merrni një bllok, një stilolaps dhe nisni të shkruani. Kështu do të memorizoni më mirë të ardhurat tuaja, detyrime, kursimet dhe gjithçka tjetër ju duhet.

  1. Bëni një plan mujor

Shënoni të ardhurat që merrni brenda një muaji. Ndani 4 kolona për secilën javë dhe shënoni çdo të ardhur që merrni. Për rrogën fikse përdorni një stilolaps me ngjyrë tjetër, e ndërsa për të ardhurat që mund të vijnë nga shitja e diçkaje, apo nga një borxh që ju kthehet, përdorni një tjetër. Shënoni çdo qindarkë që hyn në kuletën tuaj!

  1. Bëj një plan me kursimet mujore

Në një tjetër tabelë shëno gjithë paratë që do të doje të kurseje çdo javë. Është e rëndësishme të shënoni shumën e dëshiruar, para se të mendoni për shpenzimet mujore.

  1. Bëj një plan me shpenzimet mujore

Hapi i radhës janë shpenzimet. Shkruaj gjithë shpenzimet fikse siç mund të jenë qiraja, faturat e telefonit, internetit apo ushqimet.

  1. Një tjetër tabelë për shpenzimet e mbetura

Paratë që mbesin pasi keni mbaruar me shpenzimet fikse dhe kursimet, mund t’i përdorni në kategori të ndryshme.

Ndajini në 4 kryesore:

  1. Para për ushqime, rroba, produkte të tjera.
  2. Para që shkojnë për kulturën apo edukimin tuaj/të fëmijëve
  3. Para për argëtim (dreka/darka/udhëtime)
  4. Të tjera (shpenzime spontane)
  5. Krahaso muajt

Në fund të muajit, analizo dhe shih nëse e ke kaluar limitin. Do të keni një pamje më të qartë të parave që keni shpenzuar në gjëra që s’ju duhen dhe të planifikoni një buxhet më të mirë për muajin që vjen.

Duke parë çfarë s’duhet të bëni, muajin tjetër do të keni mundësi të kurseni më shumë dhe të llogarisni më mirë paratë. Ideja është që të ardhurat tuaja në fund të tre muajve të vijnë duke u rritur. Objektivi final është të ruani 35% të parave tuaja.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *