Së fundmi, në Elbasan është shfaqur një fenomen shumë i cuditshëm, që ka shqetësuar banorët.
Hajdutët në këtë zonë kanë vjedhur gjithcka të vlefshme brenda shtëpive, por përfshirë këtu edhe dritaret.
Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit janë vënë në pranga dy persona, njëri 23 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, të cilët akuzohet se të paktën dy herë kanë çmontuar me qëllim vjedhjen e dritareve në dy shtëpi të ndryshme të zonës.
“Goditja” e parë e hajdutëve ka qenë një shtëpi në Bradashesh, ku kanë vjedhur grilat e dritareve prej alumini, ndërsa goditja e dytë ka qenë në fshatin Xibrakë, ku kanë marrë dritaret duke i çmontuar.
Policia u ka gjetur atyre edhe mjete për çmontimin e dritareve të aluminit pasi i ka arrestuar.
Siç duket rritja e çmimit të aluminit, ka bërë që vëmendja e hajdutëve të kthehet nga objektet që përmbajnë alumin si lëndë të parë./Priza.al