Redaktori i një radioje të pavarur ruse, Ekho Moskvy, është larguar nga transmetimi më 1 Mars, prej autoritetve ruse, kjo si një formë goditje ndaj mediave të pavarura të cilat mbulonin pushtimin rus të Ukrainës.
Në deklaratën e tij të fundit, ai tha se gruaja e tij kishte mundur të siguronte një foto të kokës së derrit, të prerë dhe të shtrirë para derës së banesës së tij.
Moskvy, u largua nga puna, ku bashk me të edhe stacioni i njohur radiofonik, në të cilën ai punonte u mbyll pasi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kërkoi që autoritetet ruse të ndërpresin Ekho Moskvy për shpërndarjen e informacionit që të cilët e konsideronin, “thirrje për aktivitete ekstremiste, dhunë dhe informacione të paramenduara të rreme rreth operacionit special të personelit ushtarak rus” në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai ka paralajmëruar mediat anembanë vendit se pushtimi rus i Ukrainës nuk mund të quhet luftë ose pushtim, dhe në vend të kësaj duhet të referohet si një “operacion special ushtarak në Ukrainë”.