Mediat nuk heqin dorë/ E shpallin të vdekur katër herë, Fejzullahu: Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë!

Këngëtari i njohur i Kosovës, Sabri Fejzullahu, edhe pse i angazhuar me projektet e tij muzikore dhe koncerte, për të katërtën hërë është shpallur i vdekur.

Në vetëm tre muaj, portalet kanë shkruar, se ky i fundit është ndarë nga jeta, edhe pse 74 vjeç, ai gëzon shëndet të plotë, dhe është shfaqur shpesh këto ditët e fundit nëpër intervista ku ka qenë i ftuar.

Menjëherë, mbas lajmit të fundit, në lidhje me vdekjen e tij, Fejzullahut i është dashur të reagojë nëpëpërmjet një statusi në Facebook, për t’i treguar ndjekësve të tij se ai është  mirë dhe po vijon punë e tij në lidhje me projektet e tij.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.

Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *