2 shtëpi të tjera bari kapen në vend, çokollat dhe fidanë hashashi /Qeveria vijon me masat për  energjinë

Në një moment ku kriza energjetike në Shqipëri vazhdon të thellohet, me pasoja të rënda në xhepat e qytetarëve të vendit, për shkak të rritjes së çmimeve, në vend po lulëzojnë edhe shtëpitë e barit.

Përpos kësaj të fundit, në  Shqipëri, autoritet kanë urdhëruar të gjitha qytetet të fikin dritat në ndërtesat publike dhe në rrugë kur është e nevojshme.

Nësë, autoritetet do të ishin realisht të shqetësuar në lidhje me vijueshmërinë e krizës në vend, atëherë në Shqipëri nuk do të lulëzonin shtëpi bari të cilat kultivohen me paisje elektrike, duke vjedhur energji.

Në shumicat e rasteve rezulton që këto banesa e vjedhin energjinë, dhe OSHE, nuk arrin t’i evidentojë të gjithë dhe në një kohë të shpejtë.

Operacioni “LED 2”, i zhvilluar në Durrës, nxorri në dritë edhe njhërë se vendi ynë nuk po vuan për energji, por se jemi vend i vjedhur dhe se autoritetet heshtin kundrejt këtyre shtëpi barri, duke mohuar faktin se çdo ditë, vidhet nga xhepat e Shqiptarëve.

Gjatë operacionit “LED 2”, janë zbuluar 2 banesa, të përshtatura këto të fundit për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia ka arritur të sekuestrojë 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela,  22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Në pranga kanë qenë 2 shtetasit, Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Si dhe policia është në kërkim të shtetasit N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *