E trishtë, gjendet i pajetë “Putin” në kopshtin zoologjik

Tigri, 12 vjeçar me emrin Putin, ka  ngordhur në kopshtin zoologjik, gjatë një procedure rutinë të mërkurën.

Sipas, burimeve nga Bing Me The News, ky tigër ka pësuar atak kardiak gjatë një ekzaminimi shëndetësor të mërkurën, edhe pse përpjekjet e veterinerëve kanë qenë të shumta për ta mbajtur gjallë.

Kopshti zoologjik i Minesotës, e ka konsideruar vdekjen e tigrit si “Humbje e thellë”, dhe se i gjithë stafi do të mbajë zi për një kohë të gjatë.

Tigri, Putin është vendosur në kopshtin zoologjik, në vitin 2015, i lindur në vitin 2009 në Republikën Çeke. Ai jetoi në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet përpara se të vinte në kopshtin zoologjik të Apple Valley. Tigri kishte shumë këlyshë, duke përfshirë një të lindur në kopshtin zoologjik të Minesotës në 2017.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *