Vendimi i gjykatës në favor të Berishës/ Njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit

Gjykata e Civile e Tiranës ka regjistruar Statutin e PD-se.

ZHVILLIMI
Gjykata e Civile e Tiranës ka nisur sot seancën gjyqësore për të diskutuar statutin e miratuar më 11 dhjetor në Këshillin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca në fjalë nisi në orën 10:30. Në këtë Kuvend u shkarkuan drejtuesit e PD-së, ndërsa Grupi i Rithemelimit miratoi statutin e ri.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *