Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 57 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu 21 vjeçar, ka përplasur për vdekje, shteasin A.Xh., 57 vjeç.

Shtetasi A.Xh, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motomjetit të cilit ai drejtonte, me mjetin e 21 vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut,  dhe personi që ka humbur jetën është 57 vjeçari me iniciale A.Xh. Policia bën me dije se është i riu me iniciale P.Z,  u kap në flagrancë, si dhe ndaj tij do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *