Në një deklaratë për mediat deputeti Enkelejd Alibeaj, bëri të ditur se janë njohur me vendimin e gjykatës ditës së sotme.
Sipas tij, gjykata i ka mohuar të drejtën për të qenë palë, si dhe Partia Demokratike do ta çojë çështjen më tej, së bashku me të gjitha provat.
Akuza kundrejt gjyqtarit, ka qenë e rëndë nga ana e Alibesjt, duke pohuar se gjyqtari ka marrë vendimin pa marrë parasysh dosjen.
“Vendimi i gjykatës është nul, nuk është i ekzekutueshëm, sepse ne nuk kemi qenë palë. Ne do të zbatojmë ligjin, do të presim deri sa të bëhet ankimimi. Ne jemi të bashkuar, ky është akt politik, janë prekur interesat tona”, shprehet ndër të tjera ai.