FIFA bllokon merkaton e bardhebluve, reagon klubi: Ja si është e vërteta

Klubi i Tiranës bëri me dije se ekziston situata dhe një detyrim i tillë ndaj FIFA-s

Sipas presidentit Refik Halili, i cili sqaroi në emër të klubit situatën, bëhet fjalë për një detyrim që ka KF Tirana për pjesën e kartonit të lojtarit Uinful Kobina, i cili është shitur sezonin e shkuar.

Presidenti i Tiranës konfirmoi se klubi do të paguajë detyrimin ndaj klubit Ganez dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Deri në fund të sezonit çështja do të jetë e zgjidhur.

Uinful Kobina ka qenë një nga emrat më të dashur të tifozëve të Tiranës, të cilët panë mesfushorin që t’i ndihmonte të ktheheshin te titulli kampion tri sezone më parë.

Por bashkë me sukseset, atë e kanë shoqëruar edhe problemet që i sillte klubi i Tiranës, si ky i fundit që u ka bllokuar merkaton kryesuesve të Superiores. Të kujtojmë dënimin për falsifikimin e lejes së qëndrimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *