Firmoset marrëveshja e gazit mes SHBA-BE

Ditën e sotme është firmosur marrëveshja mes SHBA dhe Bashkimit Europian, marrëveshje kjo e cila pritet të lehtësojë varësinë e Europës nga gazi rus.

Kjo marrëveshje do të sjellë si rezultat, që SHBA t’i sigurojë BE-së, vlerën prej 15 miliardë metra kub karburant shtesë, e njohur si “LNG”, deri në fund të vitit 2022.

“Faleminderit për mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës dhe pavarësisë nga Rusia. Angazhimi juaj për të na dhënë 15 bcm shtesë LNG këtë vit është një hap i madh në këtë drejtim. Evropa do të punojë për të siguruar kërkesë të qëndrueshme për LNG shtesë të paktën deri në vitin 2030”, shprehet presidentja e Komisionit Europain Ursula von der Leyen.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *