Përfundon beteja Basha-Berisha, ‘flakë për flakë’ Kaso: Nga sot PD drejtohet nga ky subjekt

Pak minuta më parë ka përfunduar beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ku Gjykata ka rrëzuar Bashën dhe drejtimin e PD-së ia ka caktuar Komisionit të Rithemelimit.

Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet e statutit të miratuar nga grupi i Berishës, se nga sot PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësuesve të Partisë Demokratike për bashkimin e çështjes së Kuvendit të Korrikut me atë të 11 Dhjetorit. Janë dy çështje të ndryshme që janë gjykuar nga gjyqtarë të ndryshëm. Ankimi i paraqitur nga ish-përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ndikon në Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Nëse duam të flasim për ankimin e famshëm është paraqitur para se të mbaronte afati para ankimor. Ky është një ankim që nuk ka bëjë me çështjen e zotit Zhukri. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve. Vendimi është dhënë ditën e sotme. Besoj që në momentin që merret vendim hidhet në sistem. Do merret një kopje e vendimit që regjistron statutin, simbolet e reja, të logos së PD dhe regjistrimin e vendimmarrjeve. Vendimi ka hyrë në fuqi.

Është një çështje. Tashmë juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri në datën 30 Prill. PD ka vetëm një organ drejtues zyrtar. Sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush mundet të mos e ekzekutojë këtë vendim. Ka vetëm një Parti Demokratike.

Ka vetëm një simbol, një flamur dhe një vulë të miratuar në 11 Dhjetor. Qoftë KQZ apo organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. Për aventura dhe çmendurira nuk mund të jap përgjigje. Gjykata kishte dy dosje. Kishte edhe dosjen e regjistrit historik.  Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës”, deklaroi Kaso.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *