Beisha përpara se të nis deklaratën për media ka bërë një veprim që ka rënë në sy të publikut. Ka nxjerr krehërin dhe në përball kamerave ka rregulluar flokët duke shkelur syrin dhe buzëqeshur.
Berisha ndodhet në selinë e Partisë Demokratike dhe prej 10 minutash qëndroj në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.
Mësohet se ishte vetë lideri historik i demokratëve që ka trokitur në zyrën e Bardhit për të biseduar. Në këtë takim duket se po diskutohet një alternative bashkëpunime dhe paqeje mes dy grupimeve brenda Partisë demokratike.
Më herët Sali Berisha apeloi për bashkimin e demokratëve dhe ky është hapi parë që ai hedh drejt këtij bashkimi.
Gazment Bardhi ka insistuar që Berisha të largohet nga PD ashtu sikundër Basha u largua nga kryesimi i partisë.