Sali Berisha: PD, kaloi një krizë, marr përsipër problematikat e krijuar nga Basha, hajde bashkohemi

Në emër të komisionit të rithemelimit, ditën e sotme Sali Berisha  u ka bërë thirje demokratëve dhe demokrateve të bashkohen për interesin më të madh, PD.

Sot PD, sipas Berishës  është partia e të gjithë demokrateve, prej të cilës prej këtij momenti nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar.

“Vendimi i gjykatës legjitimoi me ne fund vendime historike të 11 dhjetorit, vendime të cilat sjellin PD-në, si parti të votës se lirë, vlerave konservatore në themel të interesir kombëtar. Pd kaloi një krize. Për shërimin e të cilës është në detyrim e çdo demokrati të kontribuojë”, shprehet ai.

Ndër të tjera, Berisah pranoi se ka kryer takime të përditshme mbas 6 marsit, me kryetarë të degëve, nga rrethe të ndryshëm të cilët nuk kanë mbështetur lëvizjen.

“I kam siguruar dhe i siguroj se cdo njeri prej tyre ka besimin e plotë tek komisioni, të kandidojë për cdo post. Nuk ka kufizim për numrin e antareve, është një proces shumë pozitiv, por që u pengua në një shkallë, nga marrëdhënia që kemi pasur me kryetarin e PD-së. Marr përsipër problematikat e krijuara nga Lulëzim Basha këto kohë të fundit, por vlen të theksohet se sot partia ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *