Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat ka folur për atë që ka diskutuar sot me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit shkoi në seli, pas vendimit të gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.
Alibeaj: Berisha pretendonte se vendimi i gjykatës është i drejtë, ka zeruar gjithçka.
PD ka lindur si parti pro perëndimore, që kësaj përqafuar vlerat, standardet amerikane dhe evropian, e futut në ADN e demokratëve dhe se elita e demokratëve për të rifuqizuar demokratët kalon duke i respektuar këto vlera të kthyera në diskutimin aktual.
I thashe Berishës se PD 30 vite të formimit të saj nuk mund të vendos interesat e demokratëve duke pasur brenda saj një profil politik I etiketuar nga SHBA non grata.
Kjo nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë me persona me të kaluar komuniste. Së dyti, PD sot pas 30 viteve nuk mundet që të ketë pikë referimi të shkuarën.
Jeta dhe koha politike është e tillë që të mos ketë referenca të të shkuarës por të së ardhmes. Kjo është ajo që i thashë Berishës.
E ftova gjithashtu për bashkimin e demokratëve, sa kohë Basha dha dorëheqjen si një shenjë për të mirën e demokratët, i kërkova Berishës që në mënyrë simetrike të bënte të njëjtën gjë.