Video që bëri xhiron e rrjetit ngre në këmbë policinë e shtetit dhe aktivistët

Një rast i keqtrajtimit të kafshëve në Tiranë ka bërë xhiron e rrjetit. Video është regjistruar teksa burrë e grua ka mbytur një mace, në ambiente publike. Aktivisti Endri Noti shprehet për Priza.al: “ sot në orën 17:00 u mblidhen qytetarë, aktivistë si dhe individë nga shoqëria civile, në vendin ku ndodhi ngjarja.

“Presim të flasi ligji, ja kemi lënë organeve kompetente në dorë. Nga të gjitha shoqatat për të drejtat e kafshëve kanë bërë denoncim” u shpreh aktivisti

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe policia e shtetit, ku në një deklaratë është shprehur si më poshtë.

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

– V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *