Sulm terrorist në depon e armëve në Arabinë Saudite, reagon Rama: OKB të dënojë organizatën

Një sulm terrorist u raportua të ketë ndodhur pak më parë në një depo armësh në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të huaja, sulmi është bërë nga rebelët Houthi pranë kompanisë së naftës Aramco, ndërsa pak ditë më parë guerilët kishin sulmuar një tjetër depo nafte.

Deri më tani përpos dëmeve materiale nuk dihet ende nëse ka dëme në njerëz. Ky sulm vjen pak ditë para bisedimeve të paqes që do të zhvillohen në Jemen.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar me anë të një postimi në “Tëitter” edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cili thotë se i qëndron krah Arabisë Saudite dhe i bën thirrje OKB-së që të dënojë me vendosmëri organizatën terroriste.

Postimi i plotë:

Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! #Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *