Vendi ynë vijon të mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të ketë kthjellime në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë ditës së sotme do të kemi orë të plota me diell pasi vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata ku temperaturat do të arrinhë deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i jugut ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era arrinë shpejtësi deri në 5-7m/s.