Gjermania i ka dalë në ndihmë Ukrainës me armatim.
Një dërgesë e Gjermanisë prej 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3 tashmë ka arritur në Ukrainë.
Kështu citohet të kenë thënë zyrtarë të qeverisë ukrainase, në Tweeter.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.