Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të shtunën në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës se Rusia preferon bombardimet “pa dallim” dhe ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë “fuqi të rënda zjarri” në zonat urbane.
Sipas CNN, ministria e mbrojtjes tha se forcat ruse preferojnë të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerie në një përpjekje për të demoralizuar forcat ukrainase.
“Forcat ruse po tregohen të gatshme për t’u përfshirë në operacione urbane në shkallë të gjerë, ata preferojnë të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerie në një përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse. Ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqinë e saj të madhe të zjarrit në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e saj tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të mëtejshme civile,”-tha ministria.
Rusia vazhdon të rrethojë disa qytete të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.