Shokon Vuçiç: “Nëse zgjedhjet e 3 Prillit do të mbahen në Kosovë, qindra e mijëra qytetarë do të vdesin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një prej deklaratave të fundit është shprehur se në rast se serbët do të organizonin zgjedhjet e 3 Prillit në Kosovë, mijëra prej tyre do të qëlloheshin nga policia e Kosovës.

Në deklaratat e tij, në lidhje me fushatën zgjedhore, ai është shprehur i bindur se përsa i përket organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, gjerat asesi nuk mund të ndryshohen.

“Do të bëjmë të mundur që serbët e Kosovës të votojnë në Serbi. Nëse serbët organizojnë zgjedhjet (në Kosovë), policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në këtë rast do të kishim dhjetëra ose qindra të vdekur”, shprehet Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka shtuar se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të arrijë njohjen teknike të Kosovës nga Serbia, përmes kërkesës që Serbia do t’ia bënte Kosovës për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Por, Vuçiç preferon preferon që t’i humbasë rreth 50 mijë vota, para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës përmes parashtrimit të një kërkese zyrtare.

“Do të mbetem me 50 mijë vota më pak, por ky është problemi më i vogël, krahasuar me rrezikun për humbje jetësh”, ka thënë presidenti serb.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *