Vatrat e zjarrit në Shëngjergj të Mirditës vijojnë të jenë aktive prej 3 ditësh.
Sipas burimeve janë shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Por fatmirësisht, për momentin nuk rrezikohen zona të banuara.
Gjithashtu mësohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave.