Reagon PD: Dënojmë ashpër sulmin ndaj kandidatit tonë, Xhemal Bushati

Partia Demokratike ka dalë me një njoftim të ri se dënon ashpër sulmin që i është bërë sot pronës së kandidatit demokrat, Xhemal Bushati. Ndër të tjera, PD ka kërkuar që organet ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit, duke akuzuar kështu se gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim, kjo si pasojë e qeverisë me krimin.

“Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direke ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *