Këto pamje epike janë bërë virale dhe kanë bërë xhiron e botës, ku në shumë prej mediave titulli që ka marrë ky lajm ka qenë “çiklisti idiot”.
Pamjet që flasin qartë dhe që shumë prej nesh i ndeshin çdo ditë, tregojnë një djalë të ri hipur mbi një biçikletë, ku ndër kohë që pedalonte dhe shkruante në smartfone.
Por momenti epik vjen pak sekonda më pas, kur “çiklisti idiot” ë me njërën dorë mbante timonin e biçikletës dhe me tjetrin shkruante në smartfone me kokën ulur mbi monitor, përplaset me një furgon të parkuar në anë të rrugës.
Çiklisti, i cili besohej të ishte në Holandë, ishte aq i zhytur në realitetin virtual të ekranit të telefonit të tij, saqë nuk e dalloi as automjetin e madh të bardhë përpara.
Pamjet e transmetuara fillimisht nga “CCTV”, që besohet se janë filmuar në 3 Prill 2021, e tregojnë djalin biçiklist duke thyer fytyrën në dyert e pasme të furgonit, ndërsa pas përplasjes së dhunshme dhe të pa mendje, i riu hidhet mbi timonin e biçikletës.
Por ajo që është sa qesharake aq dhe e frikshme është fakti se pavarësisht përplasjes së fortë, i riu arrin të mbajë në dorë telefonin e tij dhe nuk e lëshon atë në tokë edhe pas goditjes.
Madje i hutuar dhe i traumatizuar, i riu në një moment pa mendje kërkon edhe ndjesë, pasi mendoi se e kishte goditur furgonin që mund të kishte frenuar befas.
Shikojeni videon, por mundohuni që të mos e pësoni edhe ju si djali nga Holanda, sidomos kur jeni duke ngarë ndonjë makinë apo biçikletë.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/