Berat/ Ministria e ‘ndaloi’ tregtinë e shpendëve, tregtarët: I kemi të vaksinuara

Ndonëse gripi i shpendëve ka mbërthyer vendin, në tregun e Beratit vazhdon të shiten shpend dhe vezë.

Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Bujqësisë e ka ndaluar reptësisht të tregtohet në këtë mënyrë, siç është shitja në treg dhe vezë.

Edhe pse tregtarët shprehen se shpendët që tregtohen janë të shëndetshëm, bio dhe me çmim të ulët, qytetarë nuk blenë. Kjo çon edhe në dëme të mëdha për tregtarët.

Tregtarët  shprehen se i kanë pulat e vaksinuara dhe kujdesen qe t’i nxjerrin në treg me certifikatën përkatëse.

“Sot kanë bërë kontroll nga AKU dhe inspektor të veterinarisë na thanë të mos i nxjerrim në treg. Ne kemi punuar dhe kemi bërë shërbime shpendëve nuk i kemi të sëmura përse mos t’i shesim? Do t’i nxjerr në treg i kam të vaksinuara me çertifikatë, nuk i kemi zogj në kubatoru, por të rritur në natyrë me të gjitha shënimet”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *