Çmimi i naftës në “stratosferë”, Manjani: Ky bordi i naftës u krijua për ta ulur apo për ta ngritur çmimin!

Ish-ministri Ylli Manjani, tashmë edhe aktivist mjaft i angazhuar në media, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me çmimet e karburanteve që u vendosën sot nga bordi.

Manjani, ironizon faktin se bordi i krijuar për të ulur çmimet, në fakt nuk po bën asgjë tjetër veçëse po i ngre. Sakaq, shton “Të rrojë Partia!”

Pikëpyetja që ai ngre në lidhje me funksionin që ky bord ka, është: Ky bordi i naftës u krijua për ta ulur apo për ta ngritur çmimin e naftës?!

“Logjika ta do që qeveria ndërhyn në treg për të ulur çmimin, ndërsa qeveria e jonë e ngre!!!

Mirë që vendos çmime në treg si qeveritë komuniste, por përse nuk i mban të ulura siç bënin komunistët?! Ngaqë punon për popullin dhe e do shumë prandaj. Tani që s’ka zgjedhje i bie në top”, shton ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *