“Zoti Basha ti ike” Kikia ironizon: Me çfarë do merren 35 emisionet, njëri thoshte hani m… tjetri mos hani m… vu portalet

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me largimin e kryetarit të Partisë Demokrate, Lulzim Bashës.

Ai në mënyrë ironike dhe tepër skeptik tregon se në çfarë gjendje është sot vendi ynë, dhe se çfarë do të ndodhë tani që “faji” i iku nga duar edhe Lulzim Bashës.

“Zoti Basha, t’i ike, por mes nesh ka rënë zia. Janë 35 emisione televizive në javë që merreshin vetëm me ty prej 6 muajsh. Çdo natë e kishim zgjidhur këtë punë. Me ty dhe Berishën zgjoheshim e me ju të dy na zinte gjumi. Por befas t’i na e preve ujin e burimit”, shkruan Kikia.

Në fund, Kikia i bën thirrje ish-kryetarit, që Gazmend Bardhi dhe Enkeled Alibeaj, të tregojnë rezistencë dhe mos të braktisin partinë, duke ironizuar faktin se gjurmët dhe hija e Bashës do të ndjekë selinë.

“Zoti Basha, të paktën thuaji Gazit dhe Enkelejdit që të bëjnë pak rezistencë me këtë idenë e ikjes së Berishës që të shtyjnë pak kohë me këtë temë, të themi se Basha iku, por bashizmi jo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *