“Rishfaqet” ministri i Mbrojtjes së Rusisë, miku i Putinit, i zhdukur prej 2 javësh

Ministri rus i mbrojtjes u shfaq në publik për herë të parë pas dy javësh, sipas pamjeve të publikuara sot, pas një mungese që nxiti spekulimet, të cilat Kremilini shpejtoi që t’i shuante.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video ku shihet Shoigu teksa drejton një takim për fondin e armatimit të ushtrisë ruse.

Planet nuk kanë datë të stampuar, por në një postim të Twitter, ministria  thekson se takimi ka ndodhur në 25 mars, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Financave.

Në video, Shoigu siguron se porositë për furnizimin e pajisjeve do të bëhen sipas programit, “me gjithë vështirësitë që po hasen sot” për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Të enjten, Kremlini nxorri një bisedë midis ministrit dhe Presidentit Vladimir Putin ku u fol mbi luftën në Ukrainë, të cilën rusët e quajnë “operacion special”. Aty pati disa probleme me videon, gjë që ngjalli sërish spekulime pasi dukej sikur planet e Shoigu ishin futur në lidhje përmes montazhit.

Kremlini hodhi poshtë gjithashtu vlerësimet shëndetësore të ministrit pasi u shpërnda lajmi se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ministri i mbrojtjes ka shumë për të bërë për momentin (…) në të vërtetë nuk është koha e duhur për t’u marrë me thashetheme”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sergei Shoigu është një person me paraqitje të shpeshta televizive. Putin dhe ai shfaqen shpesh së bashku në udhëtimet në taigën siberiane, duke ngarë makina 4×4, duke pirë çaj apo duke peshkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *