Për më shumë se 30 ditës, Ukraina është përfshirë në luftë me Rusinë. Konflikti në Ukrainë, morri përmasa më të mëdha seç mund të ishte menduar ndonjëherë. Por ajo çka po shqetëson të gjithë botën sot, është mundësia për një luftë bërthamore.
Zyrtarët vazhdojnë t’i kujtojnë botës se ata janë shumë të fuqishëm në lidhje me perspektivën për armë, ndonëse shumë liderë e kanë denoncuar retorikën ruse si përpjekje për të larguar vëmendjen nga krimet e luftës që kryhen në tokën ukrainase.
Si një mënyrë për të shtuar edhe më tepër spekulimet mbi një luftë të tillë, avioni i Presidentit të SHBA-të Boeing 747 E-4B është parë të fluturojë dje mbi qiellin e Europës.
Avioni Nightwatch, i cilësuar si “avioni i ditës së fundit të botës” po shoqëron Joe Bidenin në udhëtimin e tij në Evropë.
Cili është aeroplani i “ ditës së fundit të botës”?
Për t’i dhënë emrin e tij teknik, avioni është cilësuar një Boeing E-4B Advanced Airborne Command Post (AACP), megjithëse nganjëherë quhet edhe “Pentagoni Fluturues”.
Është një avion ushtarak komandues dhe kontrollues strategjik i operuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, i cili shërben si një post komandimi i lëvizshëm në rast emergjencash apo lufte. Avioni mund të strehojë një ekuipazh deri në 112 persona duke përfshirë personelin e fluturimit dhe misionit. Nëpërmjet furnizimit me karburant në ajër, teorikisht mund të qëndrojë duke fluturuar për një javë në raste urgjente, megjithëse fluturimi më i gjatë testues i përfunduar deri më tani është rreth 35 orë.
A është i mbrojtur nga shpërthimet bërthamore?
Jo, ky avion ushtarak nuk ka një mbrojtje bërthamore. Nëse avioni do të ishte brenda një zone ku ndodh një sulm bërthamor ose të paktën aq afër një shpërthimi bërthamor për të pësuar efektet e valës së shpërthimit, ka të ngjarë të dëmtohej përtej përdorimit. Një orë fluturimi i këtij avioni i kushton amerikanëve 160 000 dollar.
A duhet të shqetësohemi?
Ardhja e tij në Europë nuk tregon për ndonjë përshkallëzim në konfliktin në Ukrainë, as nuk sugjeron se bota është më afër luftës bërthamore. Është një standard sigurie i vendosur nga amerikanët që ai avion ta shoqërojë Presidentin sa herë ai bën vizita jashtë SHBA-ve.