Detaje nga shpërthimet në Shkodër/ Një person me veshje sportive vendosi tritolin dhe u largua

Burimet për Policinë Shkodër, bëjnë me dije se 1 person i veshur me veshje sportive është afruar pranë godinës tre katëshe, përballë prefekturës në pedonalen e Shkodrës. Personi i dyshimtë, ka vendosur tritolin në portën hyrëse dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të Piacës me vrap.

Bëhet me dije se vetë 1 minutë më vonë, është dëgjuar edhe shpërthimi në godinën e deputetit Xhemal Bushati.

Sakaq, ende nuk është bërë e ditur nëse të dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin, kjo pasi shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, në Rrugën e Gjerë, pranë stadiumit Loro Borici. Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur 10 minuta më vonë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, kjo si e vetmja mënyrë për të bërë lidhjen e mundëshme nëse autorët janë të njëjtë apo ngjarjet janë tërësisht të ndarë nga njëri tjetri. Kujtojmë se Policia e Shkodrës, ende nuk ka një pistë hetimi për ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *