Deri më tani, tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.
Burime nga forcat zjarrfikëse saktësuan se rrethanat janë ende të paqarta.
Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur. Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.
Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.