FOTO/ Ky është polici që u lëndua pas zjarrit në komisariat, Avokati i Popullit “quk” institucionet

Pas zjarrit që “kaploi” Komisariatin e Kamzës ditën e djeshme, mbeti i lëndëar një pefektiv policie dhe të dy të burgosur, një prej të cilëve edhe ndërroi jetë në spital.

Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit në komisariat ajnë ende të paqarta ndërsa hetimet kanë nisur. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë i qëllimshëm nga një prej të burgosurve, por ende nuk kemi asgjë zyrtare.

Së fundmi është publikuar edhe fotoja e Hajredin Bojas, efektivi që sic e lartpërmendëm mbeti i lënduar nga flakët.

Në lidhjem e ngjarjen ka reaguar edhe avokati i populli i cili në një deklaratë për mediat i “tërheq veshin” institucioneve.

Njoftimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT SHPREH PIKËLLIMIN PËR HUMBJEN E JETËS NGA ZJARRI TË NJË TË NDALUARI DHE BËN THIRRJE PËR PËRMIRËSIM TË KUSHTEVE TË PARABURGIMIT

Nga informacionet e marra, mësohet se si pasojë e një zjarri me origjinë të paqartë në Komisariatin nr.5 në Tiranë, kanë pësuar dëmtime shtetasit e ndaluar A. M., D. I., si dhe punonjësi i policisë H. B.

Sikurse është bërë e ditur nga njoftimet zyrtare, shtetasi A. M., i cili ishte person i ndaluar në mjediset e këtij komisariati, ka ndërruar jetë në spital.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Në rekomandimin më tē fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale.

Më specifikisht Avokati i Popullit ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në raport me grarantimin e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu ato të qytetarëve që vuajnë dënime në institucione penitenciare apo janë të ndaluar në njësi policore./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *