Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Komisariatin e Kamzës, ku dyshohet se dy të arrestuar i vunë zjarrin, ka marrë përmasa të tjera mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e incidentin një prej të arrestuarve ndërroi jetë, ndërsa tjetri u lëndua dhe sëbashku me ta edhe punonjësi i policisë, Hajredin Boja.
Agjencia e Mbikëqyerjes Policore Tiranë pas hetimeve paraprake, kanë krijuar dyshime të bazuara në fakte dhe prova ku si pasojë veprimeve dhe mosveprimeve të punonjësve të Policisë së këtij komisariati janë arrestuar dy Inspektorë, ndërsa dy tjerë janë nën hetim së bashkë me një komisar.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe i plagosuri, Hajredin Boja.
Priza.al nëpërmjet burimeve ka arritur të sigurojë emrat e të arrestuarve dhe atyre të shpallur nën hetim:
Te arrestuar
Inspektor Fatmir Isufi
Inspektor Hajredin Boja,
Nën hetim
Inspektor Lutfi Muça
Inspektor Mark Marashi,
Komisar Ylli Çollaku. /Priza.al