Vladimir Mikhailovich Bekhterev (1857-1927) ishte një neurolog i famshëm rus, i njohur si ati i Psikologjisë objektive. Studimet e tij prekën “të fshehtat e trurit”, ku ai me rigorozitetin shkencor që e karakterizonte, hodhi dritë mbi rolin e Hipotalamusit në kujtesën e njeriut, mbi reflekset e tij, si dhe mbi disa semundje të quajtura “sëmundjet e Bekhterevit”. Ai është i njohur gjithashtu për polemikat dhe kundërshtitë shkencore me Ivan Pavllovin në lidhje me rolin e “reflekseve të kushtëzuara” tek Njeriu.
Pas vdekjes të Leninit (1924) dhe fillimit të luftës për pushtet midis Trockit dhe Stalinit, ky i fundit kish filluar të shfaqte shenja të dukshme depresioni mendor dhe, për këtë, i rekomanduan një vizitë tek Bekhterevi. Ai, pasi e vizitoi me kujdes të sëmurin, tha vetëm një fjalë: – PARANOJAK!
Kaq mjaftoi që të nesërmen, 26 mars 1927, Bekhterevi 70 vjeçar, u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Moskë, ndonse deri atëhere gëzonte shëndet të plotë.
Ja që edhe psikiatrit më të mirë gabojne dhe nuk mund të parashikojnë pasojat e diagnozave të tyre!