VIDEO/ “Tmerri” i vajzave në kryeqytet, policia i vë prangat 30-vjeçarit dhunues, momenti kur sulmon dy qytetaret

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku dy vajza u rrahën brutalisht nga personi i identifikuar me emrin Denis Telo.

Shtetasi është kthyer në tmerrin e vajzave në kryeqytet pasi i qëllon “për qejfin e tij”. Për këtë person mësohet së janë bërë të paktën 8 kallëzime në Polici, por pas futjes në qeli, qëndrimi nuk ka qenë i gjatë dhe ky person endet sërish rrugëve.

Policia ka reaguar ditën sotme, duke njoftuar se e ka arrestuar shtetasin D.T, banues në Tiranë, për verpën penale “Plagosjë të lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *