Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme tre persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë shtetasi K.S, 38 vjeç, pasi duke drejtuar makinën e tij tip “BMË” ka përplasur një karrocë tetraplegjikësh që lëvizte në sens të kundërt .
Gjithashtu të arrestuar janë edhe shtetasit Q.P, 27 vjeç pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe shtetasi A.L, 27 vjeç pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjece.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. S., 38 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin tip “BMË” është përplasur me një karroc tetraplegjikësh që lëvizte në sens të kundërt, me drejtues shtetasin F. Sh., 38 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. P., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës së fshatit Xengë, Divjakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Priza.al