“100 ditë, 100 arritje”/ Rama: 10 mijë punonjës u mbështetën me paga lufte gjatë pandemisë

Kryeministri Rama ka publikuar në Instagram një nga 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë vetëm 11 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Rama në formën e një quiz-i ka ngritur pyetjen lidhur me numrin e punonjësve që u mbështetëm me paga lufte vetëm në sektorin e turizmin gjatë pandemisë.

Më pas ai ka faktuar se 10 mije punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *