Reagon ashpër Fuga: Ndiqmëni! Mos blini asnjë produkt, tu lëmë kopil në derë

Profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar së fundmi në lidhje me rritjen e çmimeve. Fuga ka ndarë me ndjekësit e tij, vendimin se do të bojkotojë të gjithë ato produkte dhe shërbime të cilat do të ngrenë çmimet artificialisht.

Sakaq, ai shton edhe se do të ulë konsumin e këtyre produkteve, vetëm në përjashtim të atyre që janë jetike.

Forma më e mirë sipas tij për ti dhënë zgjidhje krizës, është bojkotimi.

“Do të bojkotoj të gjitha ato agjenci tregtare dhe produkte e shërbime që ngrenë çmimet artificialisht. Asnjë produkt nuk do të blej nëse është me çmim të rritur. Do të ul konsumin e të gjitha produkteve të tilla, me përjashtim të atyre jetike”, shkruan ai.

REAGIMI I  PLOTË

Unë refuzoj të konsumoj!

Zgjidhja e krizës të rëndë të rritjes të çmimeve është sjellja si konsumator i ndërgjegjshëm!

Unë qysh dje, përballë imoralitetit idiot të rritjes të çmimeve në atë formë që na dëmton si shoqëri, madje dëmton edhe ata që rrisin çmimet, kam marr vendimin që :

Do të bojkotoj të gjitha ato agjenci tregtare dhe produkte e shërbime që ngrenë çmimet artificialisht. Asnjë produkt nuk do të blej nëse është me çmim të rritur. Do të ul konsumin e të gjitha produkteve të tilla, me përjashtim të atyre jetike.

Duhet pshurrur në çmime!

Vetëm duke u lënë mallin si kopili në derë do t’i bëjmë të ulin çmimet. Të gjitha të tjerat janë broçkulla!

Të ulin fitimin, jo të ngrejnë çmimin për të ruajtur të paprekur normën e fitimit!

Ndiqmëni!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *