Kukësi dhe Dibra qarqet më të varfra në vend, remitancat arrijnë majat gjatë një dekade

Paratë e ardhura nga emigrantët për familjet në Shqipëri, arritën nivelin më të lartë në një dekadë, gjatë vitit që lamë pas.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në vitin 2021 remitancat arritën vlerën prej 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 përqind, në krahësim me 2020-n.

Sakaq, dy qarqet më të varfra në vend, vazhdojnë të ngelen Kukësi dhe Dibra, të cilat janë edhe ato që kanë më tepër vështirësi nga remitancat.

Në rang vendi, familjet më të varfra rreth 26 përqind janë ato të cilat marrin para nga jashtë.

Shteti prej ku vijnë edhe pjesa më e madhe e remitancave, ngelet Italia dhe Greqia, kjo sepse kanë edhe numrin më të lartë të emigrantëve të cilët punojnë jashtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *