Është përfshirë nga flakët një stan në fshatin Kaçak të Maliqit. Bëhet me dije se stani ka qenë në pronësi të shtetasit Petrir Fasho.
Sakaq, bëhet me dije se ambienti është shkrumbuar i gjithi, si dhe të gjithë bagëtitë të cilat gjendeshin brenda stanit kanë ngordhur.
Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm, 40 keca dhe 1 viç.
Zjarrfikësja ja ka dalë të bëjë shuarjen e flakëve sapo ka mbërritur, duke shmangur kështu rrezikun për dëme të tjera.
Maliq/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.