Pas largimit të Lulzim Bashës dhe regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit, Sali Berisha nga Tepelena u kërkoi demokratëve që t’i lënë mënjanë hatërmbetjet me njëri-tjetrin, pasi në këto momente duhet të jenë bashkë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
“PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkinë e saj. Çdo anëtar të lërë mënjanë çdo zemerthyerje. Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër kërtij regjimi që duhet ti ketë orët e numëruara”.
Pavarësisht kërkesës së drejtëpërdrejtë të Enkelejd Alibeaj për t’u larguar në të njëjtën mënyrë si Basha, Sali Berisha nuk e ka në plan të afërt të heqë dorë nga vendimmarrja në PD.
“Me ty non grata nuk fiton PD thotë dhe duhet të japësh dorëheqjen. I them edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do të fitonim por ja që fituam”.
Berisha e pranoi që kjo nuk është hera e parë që dikush i kërkon të largohet nga politika. Ka ndodhur edhe vite më parë nga ndërkombëtarët.