Drama ‘CODA’ fiton Oscarin si filmi më i mirë

Drama CODA, që tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër, ka fituar çmimin kryesor për filmin më të mirë në ndarjen e Çmimit Oscar.

CODA u bë filmi i parë nga platforma Apple TV+ që fitoi çmimin kryesor të Akademisë së Filmit.

Por, edicioni i 94-të i Oscars u karakterizua me një ngjarje tjetër.

Aktori Will Smith goditi në fytyrë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars, pasi komediani bëri një shaka për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Shakaja e Rock ishte një referencë për pamjen e Jada Pinkett Smith, e cila u paraqit në këtë ngjarje me kokë të rruar.

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, Rock tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”.

Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

“Dua t’i kërkojë falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha Smith.

Ky ishte çmimi i parë Oscar i Smith për rolin e tij në King Richard, ku ka portretizuar babanë e dy tenisteve amerikane, Venus dhe Serena Williams.

Jada Pinkett Smith më herët ka folur për rënien e flokëve për shkak të sëmundjes alopecia./Radio Evropa e Lire

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *