Arrestohet nga policia për zjarrvënie të qëllimshme

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në lagjen “Ullishte”, në fshatin Maknor. I arrestuari me inicialet D.S., 60 vjeç dyshohet se vendosi zjarr, me qëllim hapjen e kullotave. Ndërkohë që policia u bën thirrje qytetarëve që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me masa ligjore.

Njoftim i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *