25 vite nga Tragjedia e Otrantos/ Familjarët e 81 viktimave ende në kërkim të drejtësisë

28 mars 1997 në kanalin e Otrantos një anije shqiptarë “Katri Radës” u përmbyt nga forcat detare italiane, si pasojë humbën jetën 81 persona ndërsa 23 trupa nuk u gjetën. Në bord ishin 142 persona dhe vetëm 61 patën fatin të mbijetonin.

Sot pas 25 vitesh nuk ka ende drejtësi për familjarët dhe të mbijetuarit.

Në këtë 25 vjetor të kësaj tragjedie në Vlorë ka munguar një organizim nga pushteti vendor apo shteti shqiptar ndërsa përkujtimi është bërë veç nga familjare në varrezat ku përkujtohet tragjedia e rëndë dhe prehen viktimat e tragjedisë së Otrantos.

Për familjarë të të humburve dhe viktimave në këtë tragjedi, ky 25 vjetor duhej të ishte edhe një apel i fortë për shtetin dhe pushtetin në përkujtim të atyre qe humben jetën në mes të detit në kërkim të një jete më të mirë.

Yllka Bala ka humbur motrën dhe nipin. Areti Gërdhuqi ka humbur motrën me dy fëmijët. Rabie Musaraj ka humbur motrën në këtë tragjedi. Keqardhje për faktin se sot mungon një organizim përkujtimor por edhe faktin se ende sot janë duke kërkuar drejtësi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *