Taulant Balla flet pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PS, ku tregon se Konferenca e Kryetarëve duhet të fillojë punimet për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi me 24 Maj përfundon ky proces. Si dhe shtoi se deputetët të vijnë me propozime konkrete në Kuvend.
Ndërsa i pyetur se cilin njeh si kryetar të PD, duke nënkuptuar Berishën dhe kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, Balla ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete.
“Shqipëria ka nevojë për një president normal”, shprehet ai./ Priza.al