Fatos Nano president? Bamir Topi nxjerr prapaskenat

A do të jetë Fatos Nano, presidenti i ardhshëm i vendit tonë? Bamir Topi ka dhënë një përgjigje të prerë lidhur me këtë çështje, e komentuar gjerësisht së fundmi. Fatos Nano e ka artikuluar në të shkuarën këtë ambicie, dhe kohët e fundit ka dalë në krah të Edi Ramës. Madje kryeministri citoi se jo të gjithë politikanët kanë çmim. E ndërsa për Bamir Topin, zgjedhja e Kreut të Shtetit është produkt i mazhorancave.

“Po më bën një pyetje që nuk ka fare lidhje me bazën e informacioneve që kam unë. Fare. Kur them që është produkt i mazhorancave politike që do të krijohen, mund të krijohet një mazhorancë në krahun tjetër, dhe mund të jetë produkt i tyre.

Por në çdo lloj rrethane është produkt i mazhorancave dhe jo i një marrëveshje që kërkonin presidentët kur zgjidheshin me ¾. Votimi nga populli është ai që i jep garanci absolute dhe autoritet një institucioni”, tha ai në emisionin “Log” në “ABC”.

Në një intervistë të dhënë muaj më parë, kryeministri Edi Rama shpalosi qëndrimin e tij nëse Fatos Nano aspironte ende Presidencën.

“E di çmimin tim? Se normalisht i bie të jem edhe unë pjesë e këtij eksperimenti që të ka dalë me konkluzionin që të gjithë e kanë një çmim. Unë nuk kam asnjë çmim. Dhe po them me bindje, jo të gjithë kanë çmim, politikanët nuk janë të gjithë njësoj”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *