Në një deklaratë për mediat, ish-zv.ministri i Bujqësisë Roni Telegrafi bëri në akuzë të drejtpërdrejtë ndaj ministrisë së Bujqësisë për keqmenazhim të situatës për Gripin e Shpendëve. Sipas tij, qeveria nuk ka marrë masa konkrete për parandalimin e saj. “Megjithëse në vetëvete përhapja e Gripit të Shpendëve konsiderohet një fatkeqësi natyrore, është keqmenaxhimi nga institucionet publike ai që ka sjellë përkeqësimin e panevojshëm të kësaj krizë”, shprehet ai.
Ndërkohë që i bën thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin këtë ngjarje.
“Akoma më absurd dhe i dyshimtë mbetet njoftimi I Ministrisë së Bujqësisë i datës 17 Mars. Ku nga njëra anë minsitria njoftonte publikun për 200 mijë pula të ngordhura dhe nga ana tjetër siguronte konsumatorët se nuk kishte asnjë rast të shfaqur të Gripit të Shpendëve. Vetëm një hetim i thelluar nga Organet e Drejtësisë mund të na japë përgjigje shteruese nëse dëmi ishte shkaktuar nga Gripi i Shpendëve është rezultati pa aftësi institucionale apo i korrupsionit pasiv”.