Në prag të sezonit turistik, IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e disa hoteleve dhe bizneseve në Radhimë të Vlorës. Përveçse ky aksion ka hasur në rezistencë nga ana e pronarëve të hotelit, kujtojmë këtu se brenda në hotel ka pasur turistë të huaj që kishin ardhur për pushime në këtë zonë.
Ndërkohë, që hoteli i është dhënë me qira një shtetasje italiane, pronarët e hotelit shprehen se janë të pajisur me dokumente për subjektin që po shembet.
Pronarja: “Jemi me dokumente të rregullta, jemi në proces legalizimi. I kam letrat”.
/Priza.al