Tmerrohen turistët/ IKMT nis shembjen e hotelit në prag të sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik, IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e disa hoteleve dhe bizneseve në Radhimë të Vlorës. Përveçse ky aksion ka hasur në rezistencë nga ana e pronarëve të hotelit, kujtojmë këtu se brenda në hotel ka pasur turistë të huaj që kishin ardhur për pushime në këtë zonë.

Ndërkohë, që hoteli i është dhënë me qira një shtetasje italiane, pronarët e hotelit shprehen se janë të pajisur me dokumente për subjektin që po shembet.

Pronarja: “Jemi me dokumente të rregullta, jemi në proces legalizimi. I kam letrat”.

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *